Webinar me Z. Artan Gjergji, CEO i ALSE

Details

Momente nga Webinar-i në lëndën Tregje dhe Institucione Financiare, ku i ftuar ishte Z. Artan Gjergji, CEO i ALSE.

Drejtori Ekzekutiv i Bursës ALSE, z. Artan Gjergji, njohu pjesmarrësit me arkitekturën e tregut financiar duke u fokusuar më në detaje në tregun e kapitalit dhe duke shpjeguar rreth funksionimit të ketij tregu dhe aktorëve kryesor.

Gjithashtu një interes të veçantë kishte për teoritë e menaxhimit të portofolit, ku Z. Gjergji shpjegoj në detaje llojet e menaxhimit të portofolit, risqet e mundshme që mbartin investitorët si dhe llojet e fondeve të investimit aktual në Shqipëri.

Në përfundim të këtij leksioni, Z. Gjergji preku në vija të përgjithshme procesin e klerimit dhe shlyerjes në Bursë, duke theksuar rëndësinë e këtij institucioni në arkitekturën e tregut të kapitalit.
KUB falenderon Z. Gjergji për pranimin e ftesës për të qenë pjesë e këtij takimi online.

Facebook
Twitter
LinkedIn

This website uses cookies!

By clicking “Accept All”, you agree to save personalization files to your device to improve site navigation, analyze site usage, and assist in our marketing efforts.