Talentet në Kolegjin Universitar të Biznesit

Details

Studentja jonë Berna Marku tashmë nuk është veç një studente shumë e mirë e Fakultetit të Drejtësisë por dhe një artiste gjithashtu, art të cilin e shpreh me realizimin e dhuratave 🎁 “handmade” të çorapeve të personalizuara.
Fillimisht Bernardeta e nisi si një pasion për të kaluar kohën e lirë por shumë shpejt ideja e dhuratave të saj u pëlqye  nga ndjekësit e saj në instagram ç’ka solli që Bernardeta të përkushtohej edhe më tepër për realizimin e porosive të vazhdueshme. 
Bernardeta ishte e ftuar dhe në emisionin 📺Vila24 në News24 ku dhe promovoi 📣 produktet, idenë sesi nisi të merrej me dhuratat handmade si dhe planet e së ardhmes.
Faleminderit @details.by.berna për këto dhurata kaq të veçanta! Për ne është kënaqësi mbështetja dhe promovimi i të tilla talenteve si ty që sjellin nisma kaq interesante!

Facebook
Twitter
LinkedIn

This website uses cookies!

By clicking “Accept All”, you agree to save personalization files to your device to improve site navigation, analyze site usage, and assist in our marketing efforts.