Takimi bilateral midis APB-së dhe BFSU-së

Details

 

Sot në mjediset e Akademisë së Biznesit u zhvillua një takimi bilateral midis përfaqësuesve të APB-së dhe përfaqësuesve të Beijing Foreign Studies University.

Në këtë takim morën pjesë: PENG Long – Rektor; ZHANG Xiaohui – Drejtor, Zyra për Institutin e Konfuçit; KE Jing – Drejtore e Zyrës së Shkëmbimit Ndërkombëtar dhe Bashkëpunimit; DONG Xixiao – Zv/Dekan i Institutit, Gjuhëve të Huaja dhe Kulturave Evropiane; CHEN Fenghua – Drejtor, Departamenti i Studimeve Shqiptare, të cilët dakordësuan për nënshkrimin e një marrëveshje bashkëpunimi bilaterale midis APB-së dhe BFSU-së.

DSC_0101DSC_0105

Me nënshkrimin e kësaj marrëveshje universitetet ranë dakord për organizimin e një konference ndërkombëtare me një temë në interes të përbashkët.
Gjithashtu përfaqësuesit e APB-së shprehën interesin për t’u anëtarësuar në Aleancën e Universiteteve të Biznesit “Rruga e Mëndafshit”, ku rektori i Beijing Foreign Studies University ju përgjigj pozitivisht kërkesës tonë.
Palët diskutuan mes njëra-tjetrës edhe për çështje të tjera sikurse shkëmbimet studentore të nivelit Master në fushën e menaxhimit, etj.

Në përfundim të takimit të ftuarit zhvilluan dhe një vizitë në mjediset e kampusit tonë si dhe përmbyllën takimin me një fotografi të përbashkët.

Facebook
Twitter
LinkedIn

This website uses cookies!

By clicking “Accept All”, you agree to save personalization files to your device to improve site navigation, analyze site usage, and assist in our marketing efforts.