Në vijim të aktiviteteve të shumta në kuadër të “Muajit të Evropës”,
datë 11 maj në mjediset e Akademisë Profesionale të Biznesit u zhvillua një leksion i hapur “Si të kërkosh punë”, i cili u mbajt nga Dr. Enriko Ceko. Në këtë leksion ku pati një interesim të madh si nga studentët por dhe nga anëtarë të stafit të Fakultetit të Ekonomisë, u diskutua mbi rëndësinë e politikave të punësimit në Shqipëri si dhe për mënyrën e kërkimit dhe ndërtimit të profilit të karrierës të të rinjve të diplomuar në përballjen e tyre me kërkesat dhe situatat e tregut të punës sot.
This website uses cookies!
By clicking “Accept All”, you agree to save personalization files to your device to improve site navigation, analyze site usage, and assist in our marketing efforts.