Thirrje aplikimi për Bursa Erasmus + Haute Ecole Lucia de Brouckère Brussels

Facebook
Twitter
LinkedIn

Lajmet më të fundit

Kërko postime

Kërkimi i postimeve do të funksionojë vetëm kur ju të vendosni minimalisht 5 karaktere për rezultatin që keni kërkuar.

Kategoritë

Në kuadër të programit Erasmus+, komponenti International Credit Mobility, i nënshkruar mes HELDB, në Bruksel, Belgjikë  dhe Kolegjit Universitar të Biznesit për periudhën 2021-2027, hapet thirrja për aplikime të studentëve të nivelit bachelor në Fakultetin e Ekonomisë dhe Fakultetin e Drejtësisë dhe Shkencave Politike për semestrin e dytë, viti akademik 2021-2022, si më poshtë vijon:

– 2 studentë të ciklit Bachelor për vitin akademik 2021-2022;

Kriteret për aplikim:

Studentët duhet të kenë:

  • Njohuri shumë të mira të gjuhës frënge B1, B2;
  • Performancë të mirë akademike;
  • Dëshirë dhe vullnet për të përfituar nga ky program studimi. 

Kush mund të aplikojë:

Studentët që janë duke ndjekur vitin e parë, të dytë apo të tretë në Programin Bachelor në Ekonomi/Drejtësi pranë Fakultetit të Ekonomisë/Drejtësisë KUB.

  • Mundësitë e realizimit të bursës studimore është Semestri Pranverë 2021 – 2022 sipas një Programi të skeduluar nga HELDB në Belgjikë.
  • Procesit mësimor (leksionet) do të zhvillohet gjatë periudhës: Shkurt –Qershor 2022
  • Provimet e semestrit do të zhvillohen gjatë periudhës: Janar – Shkurt 2022
  • Një Transkript i lëndëve të ndjekura do të lëshohet jo më vonë se 4-5 javë pasi të ketë mbaruar periudha e vlerësimit.  https://www.heldb.be/fr/formations-et-enseignement
  • Personi i kontaktit të studentëve do të jetë Koordinatorja e Programit Erasmus + për studentët pritës në Universitet do të jetë: Z. Crepin Misonge, me adrese e-mail: crepin.misonge@cnldb.be

Kriteret e përzgjedhjes: (sipas rëndësisë)

  • Merita akademike, nota mesatare e studimeve te kryera deri më tani mbi 8.5
  • Të zotërojë njohuri të mira të gjuhës frënge në nivelin B1-B2 si dhe të gjuhës angleze minimalisht ekuivalent me nivelin B2.
  • HELDB mund të zhvillojë me ju një intervistë via-Skype për të vlerësuar njohuritë tuaja të gjuhës së huaj.

Dokumentet e nevojshme në këtë fazë të parë të shprehjes së interesit për aplikim janë:

Bursa mujore e përfituesit të shkëmbimit: 600-1000 euro/muaj për shpenzimet mujore, 350-650 euro/muaj për koston e akomodimit.

Në vëmendjen tuaj:

  • Për më shumë informacion rreth skemës së mobilitetit dhe mënyrës së aplikimit dhe guidës së studentit klikoni :https://www.heldb.be/fr/international
  • Për përzgjedhjen e studentëve zbatohet Rregullorja për Implementimin e Marrëveshjeve Ndër-institucionale në Kuadër të Programit Erasmus + KA107 International Credit Mobility.
  • Formulari i Aplikimit për shprehje interesi duhet të dorëzohet në adresën e e-mail: [email protected] – Koordinatore e Projekteve pranë KUB  dhe: [email protected] – Specialite Zyrës së Projekteve për Programin  Erasmus + ICM.
  • Dokumentacioni të dorëzohet deri më datën 15/11/2021
  • Kandidatët fitues do të njoftohen në adresën e tyre të email-it.

This website uses cookies!

By clicking “Accept All”, you agree to save personalization files to your device to improve site navigation, analyze site usage, and assist in our marketing efforts.