Vizitë studimore në Bankën e Shqipërisë

Details

Tradita e vizitave studimore vazhdon në KUB…
Ditën e premte, datë 7 shkurt 2020, studentët e vitit të I të ciklit Master në “E Drejtë Civile & Tregtare” në Fakultetin e Drejtësisë të udhëhequr nga Dr. Emiljano Mustaqe, vizituan Bankën e Shqipërisë.
Studentët u mirëpritën nga Z. Geront Ziu dhe Znj. Arlinda Kolecino.

Vizita nisim me njohjen e Muzeut të Bankës dhe më pas me një prezantim nga Z. Ziu me temë “Banka e Shqipërisë: detyrat, funksionet, marrëdhënia me bankat e nivelit të dytë, mënyrat e vlerësimit dhe mbikëqyrjes, etj.”.

KUB falenderon Bankën e Shqipërisë dhe Dr. Emiljano Mustaqe për bashkëpunimin dhe organizimin e kësaj vizite me interes për studentët.

 

 

Facebook
Twitter
LinkedIn

This website uses cookies!

By clicking “Accept All”, you agree to save personalization files to your device to improve site navigation, analyze site usage, and assist in our marketing efforts.