Në vijim të aktiviteteve të larmishme në kuadër të “Muajit të Evropës”, sot në datë 07.05.2015 pranë Akademisë Profesionale të Biznesit, u zhvillua një leksion i hapur me temë “Diversiteti Rom, si vlerë kulturore Shqiptare”, ku lektor i ftuar ishte Z. Bledar TAHO, nga Instituti i Kulturës Rome në Shqipëri.
Në këtë bashkëbisedim, ndër të tjera, u vendos theksi se Diversiteti në kulturë, por mbi të gjitha uniteti në qytetarì, e bën qytetarin e sotëm evropian të jetë shumëdimensional në mënyrën e tij të të menduarit dhe të vepruarit. Qytetarì do të thotë pavarësi mendimi, e në të njëjtën kohë, respekt për pikëpamjet e të tjerëve. Të ndryshëm por të bashkuar në qytetari na bën të ndihemi Evropianë! Gjithashtu, studentët e Vitit të parë të drejtësisë, prezantuan para auditorit një punim me temë “Dinamika dhe procesi i zgjerimit të Bashkimit Evropian”.
This website uses cookies!
By clicking “Accept All”, you agree to save personalization files to your device to improve site navigation, analyze site usage, and assist in our marketing efforts.