Leksion i hapur me profesorët e UAMD-së

Details

Në kuadër të Vitit të Skënderbeut, sot Akademia Profesionale e Biznesit pati kënaqësinë të mirëpres në mjediset e saj për një leksion të hapur një grup profesorësh nga UAMD.
Leksioni u mirëprit nga studentët dhe pedagogët e pranishëm dhe nxiti diskutime dhe pyetje rreth çështjeve të cilat u trajtuan. Fjala e hapjes u realizua nga Prof. As. Dr. Ylber Bezo – President i APB-së, i cili i falenderojë të ftuarit për pranimin e ftesës si dhe shprehu gatishmërinë për bashkëpunime të tjera institucionale. Më pas fjalën e mori Prof. As. Dr. Enver Bytyçi, i cili foli rreth Diplomacisë së Skënderbeut si dhe bashkëpunimeve të ndryshme që realizoi Skënderbeu me qëllim mbrojtjen e vendit. Më pas fjalën e mori Prof. Dr. Piro Prifti, i cili na njohu me disa fakte historike të panjohura ende për figurën e Heroit tonë kombëtar, të cilat Prof. Prifti i ka studiuar ndër vite. Në mbyllje të takimit fjalën e mori Dr. Robert Kosova, i cili ma solli një tematik mjaft interesante “Historia jonë që nuk duket”.
Duke falenderuar profesorët e nderuar për faktet dhe informacionin që na përcollën, ju ftojmë dhe në leksionet e tjera në vijim, të planifikuar në kuadër të Vitit të Skënderbeut.

 

27332164_2076115829299541_3440211936772060618_n27332340_2076115835966207_4022934406539654049_n

Facebook
Twitter
LinkedIn

This website uses cookies!

By clicking “Accept All”, you agree to save personalization files to your device to improve site navigation, analyze site usage, and assist in our marketing efforts.