“Dhuro gjak, shpëto një jetë”

Details

 

13001098_1749688331942294_7150248464761287599_n12512331_1749688338608960_3479743483868922995_n

“Dhuro gjak, shpëto një jetë” nën këtë moto studentët e Akademisë Profesionale të Biznesit u bënë pjesë e nismës humane të dhurimit të gjakut për fëmijët talasemikë. Falë bashkëpunimit ndërmjet Qeverisë Studentore dhe Kryqit të Kuq Shqiptar, stendat e dhurimit të gjakut u vendosën në mjediset e APB-së, ku dhe qëndruan për orë të tëra, duke u dhënë mundësinë edhe studentëve të pasdites për të dhënë kontributin e tyre në lidhje me këtë kauzë. Ne jemi krenarë që në gjirin tonë edukojmë studentë me vlera humane, të cilët nëpërmjet kontributit të tyre japin shembullin më të mirë për të rinjtë dhe shoqërinë shqiptare.

Facebook
Twitter
LinkedIn

This website uses cookies!

By clicking “Accept All”, you agree to save personalization files to your device to improve site navigation, analyze site usage, and assist in our marketing efforts.