“Ditët e Orientimit të Karrierës së Maturantit”

Details

Akademia Profesionale e Biznesit ishte pjesë

e panairit “Ditët e Orientimit të Karrierës së Maturantit” të realizuar nga Ministria e Arsimit dhe Sportit në datat 26-27-28 Maj 2016. IMG_6842Qëllimi i këtij panairi ishte njohja e maturantëve me mundësitë dhe ofertat e ndryshme akademike të ofruara nga IAL-të publike dhe private. Gjatë këtyre tre ditëve, stenda jonë ishte nga më të vizituarat në këtë panair, ku pati mjaft vizitorë dhe maturantë të interesuar, të cilët u njohën nga stafi si edhe studentët tanë me ofertat akademike, mundësitë si dhe lehtësitë që Akademia Profesionale e Biznesit ofron për të gjithë studentët. Ditën e dytë të panairit, stafi drejtues i Akademisë së Biznesit prezantoi para shumë gjimnazistëve të interesuar duke i informuar rreth programeve të studimeve, ofertave dhe shumë risive që kemi programuar për vitin e ardhshëm akademik.

IMG_7124IMG_7121
“Ekziston gjithmonë një e nesërme dhe jeta na jep mundësi te tjera që t’i bëjmë gjërat siç duhet, por nëse bëjmë gabime na mbetet vetëm e sotmja.

Sfido veten!

Bëhu bashkudhëtar në rrugëtimin tonë, se nuk do të ecësh kurrë i vetëm!”

Facebook
Twitter
LinkedIn

This website uses cookies!

By clicking “Accept All”, you agree to save personalization files to your device to improve site navigation, analyze site usage, and assist in our marketing efforts.