Zhvillimi i internetit si pjesë e teknologjisë së informacionit dhekomunikimit, përdorimi i platformave sociale on line dhe respektimi itë drejtave dhe lirive themelore të njeriut

Abstract

Në ditët e sotme, interneti dhe rrjetet sociale janë dy koncepte të ndërlidhura që kanë
transformuar mënyrën si komunikojmë, lidhemi dhe informohemi në botën moderne.
Qëllimi i krijimit dhe përdorimit të rrjeteve sociale, është përdorimi i tyre si platforma
online që lejojnë përdoruesit të ndajnë përmbajtje të caktuara, të lidhen me përdorues të
tjerë, si dhe të krijojnë dhe të shpërndajnë përmbajtje të ndryshme. Efektivisht, zhvillimi i
kësaj teknologjie informacioni dhe komunkimi on line, mundëson ndërveprimin e
përdoruesve të rrjeteve sociale me njëri-tjetrin, në një ambient virtual, duke ofruar një gamë
të gjerë të shërbimeve dhe funksioneve.
Në këtë kontekst, interneti është bërë një medium i rëndësishëm komunikimi që ka vepruar
si katalizator për ushtrimin e lirive themelore të njeriut, siç edhe liria e shprehjes dhe e
informacionit. Jo vetëm kjo, por përdorimi i rrjeteve sociale ka krijuar shpesh diskutime për
një hapësirë të re digjitale që nxit ndërveprimin e ushtrimit të të drejtave dhe lirive
themelore të njeriut.
Në këtë punim, analiza e zhvillimeve që lidhen me marrjen e masave kufizuese për
përdorimin e rrjeteve sociale në vendin tonë, synon të sjellë një këndvështrim specifik mbi
raportin e drejtë që duhet të këtë përdorimi i rrjeteve sociale on line, me mbrojtjen dhe
respektimin e të drejtave dhe lirive themelore të njeriut.
Keywords: rrjete sociale, liria e shprehjes, të drejta dhe liri të tjera, kufizim,
proporcionalitet.

Published

Issue

Section

Section II – Law and Social Sciences

Interested to Publish!
Send us a message

This website uses cookies!

By clicking “Accept All”, you agree to save personalization files to your device to improve site navigation, analyze site usage, and assist in our marketing efforts.