Personi juridik ne kendveshtrimin penal si subjekt i veprave te ndryshme penale eshte edhe
analizimi i detajuar i ketij punimi ku raportet e tij si subjekt i vepres penale qe mund te
kryhen ne emer ose ne dobi te tij sic e percakton edhe ligji “Per pergjegjesine penale te
personave juridik” i miratuar ne vitin 2007 eshte objekti dhe qellimi i nje punimi te tille ku
trajtohen dhe argumentohen paperpuethshmerite e dispozitave ligjore me parimet e se
drejtes dhe normativin kushtetues.
Elementet perberes qe konsumojne veprat penale dhe per te cilat do duhet te shpallet apo
shqiptohet masa e denimit mbi autoresine e krimit te personit juridik eshte po aq i
rendesishem ne analizen e punimit sa edhe vete raportet e tij me Kodin Penal, Kodin e
Procedures Penale, Kushtetuten e Republikes se Shqiperise apo edhe Konventen Evropiane
te te Drejtave te Njeriut si akt i rendesishem i ratifikuar nga Republika e Shqiperise dhe e
implementuar ne legjislacionin e saj te brendshem.
Megjithese eshte nje lemi e se drejtes e re, e panjohur dhe jo shume e studiuar kerkon
padyshim qe punimi, analizimi dhe argumentimi te bazohet ne disa shtylla qe jane baza ne
themelimin e shtetit te se drejtes e vecanerisht te nje shteti aspirant per te qene pjese e
Bashkimit Evropian dhe te bazuar pikerisht ne ato norma, parime e principe per te cilat
shteti ligjor dhe i se drejtes duhet te funksionoj. Jane pikerisht keto parime qe percaktojne
nje sere elementesh determinant ne rolin e shtetit te se drejtes dhe ligjor si dhe ne parimin
e famshem se LIGJI ESHTE I BARABARTE PER TE GJITHE, duke nenkuptuar ketu jo vetem
barazine e individeve, por te cilitdo subjekt te ligjit qofte ky person fizik apo person juridik.
Fakti qe ndaj personit juridik si subjekt i vepres penale mund te shqiptohet nje mase
kryesore denimi sipas ligjit e cila eshte mbarimi i tij, qe praktikisht nese do t’a interpretojme
ndryshe do te thote “vdekja “ e tij ekonomike, nderkohe qe denimi kapital ne Republiken e
Shqiperise eshte rreptesisht i ndaluar , a nuk sjelle kjo nje pabarazi te ligjit kundrejt
subjekteve qe duhet te jene te barabarte perpara tij ? Sistemi juridik i nje shteti funksionon
mbi barazine e subjekteve te pranuara si te tille ne nje shtet te se drejtes dhe kryerja e
veprave penale ne Republiken e Shqiperise nga perosni juridik ne emer ose ne dobi te tij
eshte me rendesi jurdike, akademike dhe gjyqesore qe te thellohet dhe studiohet ne
spektrin e lirive dhe te drejtave themelore te subjekteve te se drejtes.
Fjalet kyce: Person juridik, person fizik, ligj, pergjegjesi penale, subjekt
This website uses cookies!
By clicking “Accept All”, you agree to save personalization files to your device to improve site navigation, analyze site usage, and assist in our marketing efforts.